Rënkimet gjatë përkthimit në seancën e Kuvendit, reagon zyra e sekretarit

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Një pjesë e përkthimit nga gjuha turke në gjuhën shqipe gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës më 9 mars për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është bërë një nga videot më të komentuara në rrjetet sociale kohët e fundit.

Gjatë përkthimit të një fjalimi të një deputeteje turke, përkthyesja dëgjohet duke rënkuar gjatë përkthimit, teksa shumë e kanë interpretuar këtë si akt seksual e duke ‘konkluduar’ se përkthyesja po kryente marrëdhënie seksuale gjatë punë.

Lidhur me këtë sot ka reaguar Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si të nxjerrë jashtë kontekstit video-incizimin, ndonëse thuhet se po zhvillohen hetime për ndriçimin e të vërtetës.

“Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike. Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup”. thuhet në deklaratën për media.

Të ngjashme