Reshitaj: Disiplina e qytetarëve, ua lehtësoi punën institucioneve shëndetësore

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Albena Reshitaj ka thënë se disiplina e qytetarëve ua ka lehtësuar punën institucioneve shëndetësore.

Mes tjerash ajo ka thënë se testimet në veri janë realizuar nga komunat veriore.

“Në betejën me COVID-19, disiplina qytetare dhe zbatimi me përpikëri nga OBSH-ja, ka lehtësuar shumë punën e profesionistëve mjekësor. Me 28 shkurt patëm ftuar përgjegjësit e institucioneve shëndetësore në vend dhe aty u njoftuam se sa ishin përgatitur për parandalimin e kë tij infeksioni si dhe sa janë furnizuar me medikamente. 1000 testet e ardhura nga Serbia na kanë thënë se nuk janë përdorur, testimet në veri realizohen nga komunat veriore”, tha ajo.

Të ngjashme