Reshitaj e AAK-së: Deklaratat e Pacollit sa paradoks, aq tronditëse – sikur të kujtohej ndonjëherë ta vizitonte nënën Rukë

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e AAK-së Albena Reshitaj, ka reaguar lidhur me deklaratat e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, e cila përmendi trajtimin shëndetësor jasht vendit, të nënës së ish-Kreministrit Ramush Haradinaj.

Reshitaj është shprehur se Pacolli si deputete më mirë do kishte qenë ta kishte vizituar ndonjëherë sidomos në këto ditë përvjetorësh, zonjën Rukë, nënë e tre djemëve të vrarë dhe dy të plagosur, njofton Klan Kosova.

”Në 21 vjetorin e rënies heroike të Gjeneral Shkëlzen Haradinaj, të dëgjosh nga një deputete e Kuvendit të Kosovës, Kuvend ky që ekziston fal gjakut të derdhur të Shkëlzenit, Luanit e shumë heronjve tjerë, se nëna Rukë qenka dërguar për shërim në Shqipëri, vendin nga ku bijtë e saj u nisën për lirinë tonë, është sa paradoks aq edhe tronditëse.

Sa mbillni urrejtje me verbësinë e ambicieve patologjike, do kishte qenë më e shëndoshë sikur të ishit kujtuar që si deputete, ta kishit vizituar ndonjëherë, sidomos në këto ditë përvjetorësh, nënën Rukë, nënë e tre djemëve të vrarë dhe dy të plagosur. E ndoshta atëherë do reflektonit dhe ta kuptonit nga përjetimet dhe dhimbjet e plagëve të pashëruara të shpirtit të saj, edhe gjendjen shëndetësore të kësaj nëne, si dhe paradoksin e të marrurit me vendshërimin.

Më vjen keq që çmimi i kësaj urrejtje do ju varros shumë shpejt së bashku me idealet fallco!”

Të ngjashme