Reshitaj e Minxhozi diskutojnë për mbledhjen e Qeverive më 27 nëntor

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 13:17 | Nga

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Kosovë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Minxhozi u shpreh i lumtur që takimin e parë me ministra të Qeverisë së Kosovës po e bënë me Reshitajn, e cila e njoftoi atë me prioritetet e ministrisë që ajo drejton, duke përfshirë edhe realizimin e projekteve të përbashkëta mes dy shteteve.

Kurse Minxhozi prezantoi përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive me 27 nëntor, me ç’rast u dakorduan që shumë shpejt të mbahen edhe takime tjera në nivel të grupeve punuese për hartimin e planit të veprimit për realizimin e projekteve të përbashkëta.

Intensifikimi i marrëdhënieve mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të burimeve ujore, mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve, planifikimit hapësinor e fusha tjera që lidhen me këtë Ministri ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim.

Të ngjashme