Reshitaj kërkon që në rishikim të buxhetit mjekësia të mos lihet anash

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Reshitaj kërkon që në rishikim të buxhetit mjekësia të mos lihet anash
Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka folur në seancë parlamentare lidhur me sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe gjendjen e rëndë.
“A duhemi gjithmonë të ballafaqohemi me pasojat për të kuptuar rëndësinë për të punuar në eliminim të shkakut”, ka pyetur Reshitaj duke folur për daljen në pah të gjendjes së rëndë pas pandemisë në sektorin e shëndetësisë.
“Në këtë periudhë pamë mungesa të mëdha në personel. Të gjitha institucionet është dashur të angazhojnë mjekë vullnetarë. Gjendja do të rëndohet edhe më shumë nëse nuk vetëdijesohemi dhe reflektojmë edhe në rishikim të buxhetit”, ka shtuar ajo.
“Kosova nuk qëndron aspak mirë me numër të mjekëve në krahasim me mjekët e rajonit. Në Gjermani janë 331 mjekë me pasaporta kosovare. Nëse nuk hapen specializimet brenda vitit 2020, 70 prej mjekëve do ta lëshojnë Kosovën”, ka thënë Reshitaj.  

Të ngjashme