Reshitaj merr mbështetjeje në sektorin e ujërave nga Ambasadori Zviceran

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 10:51 | Nga

Qeveria Zvicerane ka dhënë dhe vazhdon të jap një kontribut jashtëzakonisht të madh në sektorin e ujërave, vlerësoi Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj gjatë takimit me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet.

Ministrja Reshitaj pasi falënderoi Ambasadorin Lebet për përkrahjen, sidomos në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza, prezantoi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, ku nga aspekti i mbrojtjes së resurseve ujore padyshim vend të veçantë zë edhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.

Përmes këtyre impianteve ne mbrojmë mjedisin nga ndotja dhe mbrojmë florën e faunën nga rrezikimi që atyre u bëhet nga shkarkimi i efluentëve në resurse ujore vlerësoi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër Ambasadori Lebet duke përgëzuar ministren për përkushtimin e saj në mbrojtje të mjedisit dhe gatishmërinë për bashkëpunim, potencoi që Zvicra ka investuar dhe po investon mjaft shumë në sektorin e ujërave, dhe falë bashkëpunimit me institucionet e Kosovës është arritur që të kemi furnizimin të ujit të pijshëm pothuajse te 90 % të qytetarëve të Kosovës.

Të dy palët u zotuan që të intensifikojnë bashkëpunimin në realizimin e projekteve konkrete në krijimin e një mjedisi të pastër në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme