Reshitaj: Nuk është koha për të nxjerr mllefe e për t’u përçarë mes vete

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarja e kryeministrit, Albena Reshitaj ka bërë thirrje për unifikim qëndrimesh pasiqë sipas saj nuk është koha për përçarje.

Postimi i plotë:

Nuk është koha për të nxjerr mllefe e për t’u përqarë mes vete.Të gjitha betejat që kem humbur epilog kanë pas dobësinë e përçarjes tonē. Nuk është koha për t’u zënë mes vete e as për të larë hesape!.

Tani kur filluan edhe më hapur të nxisin përqarjen mes shqiptarëve duke aktivizuar gjuhën e akterëve që vunë vetë armiqtë tanë në pozita kyçe për të arritur qëllime. Vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë këto ditë acarësh e furtunash të jemi ne, bijtë e saj bashkë. Të shtrëngojmë duart për t’i dhënë fuqi edhe atij më të dobëtit, t’i japim forcë njëri tjetrit që të mos lejojmë të arrinë të përdorin kaq shumë dobësitë e disa njerëzve tanë për t’i kthyer kaq shumë kundër vetes e kundër popullit të vet.

Të jemi bashkë për të ndezur shpresë në zemrën e secilit nga ne, për të tejkaluar edhe këto sfida.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme