Reshitaj për deklaratat fyese të zyrtarëve serbë: Nuk na fyejnë asnjëherë ofendime të tilla

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, njëherit kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale  dhe në cilësinë e kryesueses së Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Albena Reshitaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, foli për gjuhen e urrejtjes të disa zyrtarëve serb ndaj Kosovës.

“Nuk janë as të çuditeshe e as befasuese e aq më pak as të rastësishme amplitudat në periudhat e caktuara agjendat serbe në provokimet ndaj Kosovës e kësaj radhe edhe ndaj një politikaneje të re  ndaj një ministre të gjeneratës së re, e cila nuk i takon as fizikisht të së kaluarës dhe këto tentim fyerje, sepse neve nuk na fyejnë asnjëherë ofendime të tilla, vetëm sa kanë shpërfaqur ndaj asaj që kjo politik”, tha Reshitaj.

Ajo tha se kanë shpërfaqur një te vërtetë të hidhur ndaj asaj që kjo politikë degjeneruese serbe po ua lë gjeneratave të reja. 

“Më lejoni vetëm t’u jap informata përgjatë muajit të fundit, ministra I Mbrojtjes së Serbisë, Vulin, në 6 komunikata zyrtare I ka quajtur shqiptarët e Kosovës me term ofendues :“shqiptari”.” Edhe pse gjykata e lartë në Serbi, në vitin 2017 ka gjetur se përdorimi i kësaj fjalë politikisht është jo korrekt dhe se në gjuhën serbe ka konotacion fyes ndaj shqiptarëve, por për ne, të jesh shqiptarë, nuk është fyes, por është krenari dhe le ta dijnë të gjithë se edhe fëmijët në bark nënash, ndihen krenarë që janë shqiptarë. Mëgjithatë, mediat e afërta me pushtetin serb, si “Kurir”, “InfOrmier”, etj, , po thuajse çdo ditë gjithë e përdorin gjuhën e urrejtjes ndaj Kosovës, ndërkaq, pushtetarët e tanishëm e përdorin fjalorin e njëtë sikur te ish regjimit të Millosheviçit, si p.sh. seperatistët shqiptarë, terroristët, vrasësit etj, dhe në vazhdimësi I mohojnë krimet e kryera në Kosovë dhe poashtui glorifikojnë ushtarakët dhe plicët serbë të përfshirë në krimet e e luftës së viteve ‘98-’99”, tha ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se në rendin e ditës për diskutim janë pikat e papërfunduar nga seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25 e 28 shtator 2020, dhe më pas do të mbahet një seancë e re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme