Reshitaj: Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 nuk duhet injoruar nga askush

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka reaguar për numrin e madh të rasteve me koronavirus, të konfirmuara ditëve të fundit në Kosovë. Ajo thotë se kjo situatë nuk duhet injoruar nga askush dhe duhet mobilizim institucional e shoqëror.

Ajo ka ftuar qytetarët të vaksinohen në mënyrë që të shpëtohet vendi dhe ekonomia.

Reagimi i saj i plotë:

Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid19 në ditët e fundit, nuk duhet injoruar nga askush. Përkundrazi, kjo gjendje duhet të jetë shkas për një mobilizim të ri institucional e shoqëror.

Zbatimi i ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19 nuk duhet ketë kompromise, ashtu sikur edhe mbështetja ndaj profesionistëve shëndetësor, të cilët me përkushtim e profesionalizëm, si në të kaluarën edhe tani, po bëjnë të pa mundurën në shpëtimin e jetës së qytetarëve tanë.

Derisa në vitin e kaluar, por edhe me herët gjatë këtij viti, bënim apel që të qëndronim në shtëpitë tona dhe të respektonim masat, të cilat pa dashje na izoluan dhe na privuan nga jeta normale, tani apeli është të vaksinohemi të gjithë, që të zhvillojmë pa kufizime veprimtaritë dhe aktivitetet tona të përditshme !

Ftoj të gjithë qytetarët e vendit që, ashtu siç percakton protokolli i vaksinimit nga insitucionet përgjegjëse, të vaksinohemi të gjithë, të shpetojmë jetë, të shpëtojmë vendin dhe ekonominë edhe ashtu të rënduar !

Vaksinimi parandalon mbylljen dhe izolimin..!

Të ngjashme