Reshitaj: Vendimi për shkarkimin e bordit të SHKUK-së, për motive hakmarrëse

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e ka quajtur paradoks vendimin e sotshëm të Qeverisë në detyrë të Kosovës për shkarkimin e bordit drejtues të SHSKUK-së, duke thënë se ky vendim destabilizon sistemin shëndetësor në kohën më të rëndë, për shkak të pandemisë globale.

Reshitaj ka thënë se ky vendim është bërë për motive hakmarrëse, ndërkaq ka thënë se apeli i saj si kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është për krijimin e kushteve për shtimin e numrit të testimeve të të dyshuarve me COVID-19.

Reagimi i plotë:

Paradoks pas paradoksi

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e bordit drejtues të SHSKUK-së në kohë pandemie është një akt i ngutshëm, mbase i ulët dhe hakmarrës.

U nis me përçarjen mes partnerësh të koalicionit në këtë kohë të pa kohë dhe po vazhdohet me shkarkime dhe destabilizim të sistemit shëndetësor, pikërisht tani !

A është momenti më i duhur?

Mendoj që jo. Prandaj apeli im, si kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale drejtuar Qeverisë në detyrë është se sa merreni me shkarkime në shëndetësi, merruni me krijimin e kushteve për shtimin e numrit të testimeve të të dyshuarve me koronavirus, merruni me sigurimin e respiratorëve që mund të jenë shumë të nevojshëm për të infektuarit, rritni masat e sigurisë për personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të fronit, sepse nëpër komuna ka mungesa esenciale të paisjeve mbrojtëse dhe medikamentëve!

Të ngjashme