Resul Sinani dhe rreth 40 aderime të reja në partinë e Limajt

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 19:51 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në katërvjetorin e themelimit të Nismës Socialdemokrate, moderatori i njohur i lajmeve, Resul Sinani, është prezantuar zyrtarisht si pjesë e kësaj partie.

Në fjalimin e tij, gazetari Resul Sinani tha se kurrë nuk është ndier më i emocionuar.

“Në profesionin e derimbrëmshëm kam udhëhequr shumë ngjarje jam duartrokitur, por këto duartrokitje sonte janë shumë më ndryshe. Janë duartrokitje të mikpritjes. Ju faleminderit”, tha Sinani.

Ai tha se nuk kishte dashur të shkruaj fjalim për sonte. “Por, i jam bashkuar Nismës me qëllim që ta shkruaj së bashku me të tjerët të ardhmen e kësaj partie”.

Sinani u shpreh se bora i ka sjellë gjithmonë fat. “Natën kur jam martuar ka qenë minus 22 gradë C. Nga ajo natë kam tre fëmijë. Shpresoj që edhe Nisma me mua të trefishohet”, tha tashmë ish-gazetari.

Në mesin e rreth 40 personaliteteve që iu bashkuan sot Nismës është dhe Jeton Svirca, ish-deputet i Partisë së Drejtësisë.

Më poshtë është lista plotë e personaliteteve të cilët nga sot i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate:

Jeton Sfirca, Ilir Rexhepi, Resul Sinani, Gani Pllana, Gani Gjini, Avdullah Klinaku, Rifat Morina, Rrezarta Gashi, Isuf Ahmeti, Sazan Kryeziu, Besnike Rashiti- Xhemajli, Mevlide Jahiri, Xhevdet Krasniqi, Imret Shabani, Blerina Hoxha, Hasan Biraj, Fexhirije Salihu, Albulena Kryeziu, Bajram Sherifi, Driton Zeqiri, Sevdai Robelli, Kushtrim Çekaj, Alfred Krasniqi, Shkumbin Qehaja, Bekim Thaçi, Fitim Halimi, Besnik Shabani, Nexhat Rama, Fjorda Rudi, Hilmi Halili, Dashnim Bajrami, Mehdi Salihu, Xhavit Bungu, Ardian Selishta, Musa Beqiri, Faruk Hoti, Ilir Meha, Pajtim Rama, Bukurije Mehmeti, Donjeta Leci, Arta Abdyli.

 

Të ngjashme