Reuters: Kosova voton në zgjedhjet që mund të komplikojnë dialogun me Serbinë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kosovarët kanë filluar të votojnë këtë të diel për zgjedhjet e reja parlamentare, ku pritet të fitojë një parti opozitare, e cila pritet të komplikojë përpjekjet perëndimore për të zgjidhur mosmarrëveshjen territorial që ka zgjatur me dekada me Serbinë, shkruan Reuters.

Sondazhet e opinionit parashikojnë që partia Vetëvendosje do të fitojë 45% në 55% të votave midis shqiptarëve etnikë, të cilët përbëjnë 90% të 1.9 milion popullsisë. Ndërsa kjo do të ishte gati dyfishi i rezultatit të saj nga zgjedhjet e vitit 2019, VV  përsëri mund të ketë nevojë për një partner për të qeverisur.

Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka shërbyer si kryeministër për disa muaj vitin e kaluar, ka fituar mbështetjen përmes premtimeve për të luftuar korrupsionin dhe qëndrimet e tij që të mos ketë komproimis në dialogun me Serbinë, e cila humbi kontrollin mbi Kosovën në vitin 1999 pas bombardimeve të NATO-s.

Nëse Vetëvendosje nuk siguron një shumicë prej 61 vendesh, mund t’i duhet të bashkojë forcat ose me Lidhjen Demokratike të Kosovës – LDK, e cila tani është në pushtet, ose me Partinë Demokratike të Kosovës – PDK nga opozita, ose me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK.

Serbia, e mbështetur nga Rusia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke përmendur nevojën për të mbrojtur të drejtat e pakicës së saj serbe në Kosovë. Negociatorët nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë arritur të sigurojnë një kompromis për të lejuar Kosovën të anëtarësohet në Organizata Ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe NATO, shkruan tutje Reuters.

Me një të tretën e forcës së saj të punës të papunë dhe një prodhim të brendshëm bruto për banor prej 4 mijë e 300 dollarë, Kosova mbetet vendi më i varfër në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Skender Habibaj, një pensionist në Prishtinë, tha se shpreson që zgjedhjet të sillnin një ndryshim të elitës politike.

“Unë mendoj se njerëzit nuk duhet të votojnë për ata (politikanë) që ishin në parlament më parë, por vetëm për të rinjtë”, tha Habibaj, i cili ishte jashtë në një mot të ftohtë dhe ndër të parët që votuan në një qendër votimi, përcjell Periskopi.

Pothuajse 2 mijë e 400 qendra votimi u hapën në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19 pasdite. Rezultatet e para priten disa orë më vonë.

“Njerëzit duan punë, ne duam të heqim qafe korrupsionin”, tha Luljeta Emini, pasi votoi në një qendër votimi në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme