Rexhep Qosja kandidat për President, demanton Vetëvendosje

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas lajmeve se arsyeja pse nuk po merren vesh për çështjen e presidentin me LDK-në është sepse këtë pozitë e kanë rezervuar për Rexhep Qosjen.

Drejtuese e Sekretariatit për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Erzen Vraniqi ka shkruar në Facebook se një lajm i tillë është dezinformatë, e se as Albin Kurti e as VV-ja nuk kanë propozuar apo mbështetur ndonjë emër të caktuar për president.

Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se për këtë temë nuk ka pasur as diskutim në strukturat e partisë. Kjo sipas VV-së, pasi që fillimisht duhet të krijohet qeveria.

“Mjaft me dezinformata!
As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo kundërshtuar asnjë emër të caktuar për president. Ne nuk e kemi bërë fare këtë diskutim në strukturat tona, sepse tash duhet të krijojmë qeverinë e jo të gjejmë presidentin. Qëndrimi ynë, ashtu si dhe qëndrimi i figurave të LDK gjatë fushatës zgjedhore, është se presidenti duhet të diskutohet kur t’i vijë koha”, ka shkruar ai, përcjell express.

Mjaft me dezinformata!As Albin Kurti, dhe as Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk e ka propozuar, preferuar, mbështetur apo…

Gepostet von Erzen Vraniqi am Dienstag, 17. Dezember 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme