Rexhep Selimi prezanton aderimin më të ri në Lëvizjen Vetëvendosje

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka bërë të ditur se ish kryetari i nëndegës së LB-së në Kastriot, Arian Gimolli, ka aderuar në lëvizjen që drejtohet nga Albin Kurti.

Selimi e ka pritur Gimollin sot në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ka thënë se “me njohuritë nga kualifikimi i tij në Fakultetin Ekonimik, Ariani bëhet një krahë i fortë për Lëvizjen tonë!”.

Selimi ka shtuar se “Ariani i’u bashkua vizionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për një qeverisje me duar të pastërta”.

Rrugëtimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i’u bashkëngjit Arian Gimolli, një djalë plot vullnet dhe energji pozitive. Arian Gimolli ishte kryetar i nëndeges së Bakshisë dhe anëtar i kryesis së degës së LB-së në Kastriot.

Ariani i’u bashkua vizionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për një qeverisje me duar të pastërta.

Me njohuritë nga kualifikimi i tij në Fakultetin Ekonimik, Ariani bëhet një krahë i fortë për Lëvizjen tonë!.

Mirë se erdhe Arian!

#QeveriaKurti126
#erdhidita

Të ngjashme