Rexhep Selimi thotë se do ta presin PAN-in sa të jetë nevoja

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 12:26 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u ka bërë thirrje koalicionit PAN që të marrë pjesë në seancën e ardhshme konstituive.

Sepse sipas tij, asnjë vend tjetër nuk mund ta zëvendësojë Kuvendin, madje asnjë tryezë.

Ai madje ka thënë se nëse koalicioni PAN i ka numrat atëherë le të vijnë në seancë, por le të vijnë edhe nëse nuk i kanë numrat, pasi që e kanë mundësinë për ta propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

“Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi para për të humbur, kemi shumë punë për të bërë. Nëse i kanë numrat le të vijnë, nëse s’i kanë , prapë le të vijnë”, tha Selimi.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme