Rexhepi: AAK në relacione me LDK-në duhet pak të disiplinohet – sjellja e tyre nuk ishte në nivel

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi, ka deklaruar se përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit partner i tyre i koalicionit – duhet të tregohet më e disiplinuar.

”U panë të gjitha këto sjellje jo të mira në nivelin që nuk duhet të përfaqësohet një vend. Kjo është një panoramë e keqe për vendin tonë sepse asnjëherë nuk u treguam në nivelin e duhur si përfaqësues në delegacion”.

”Nuk mund ta kuptoj, nuk dua ta arsyetoj si parlamentar asnjëherë as opozitën në këtë rast as liderin e VV-së që se dërgoi asnjë përfaqësues por as atë të PDK-së”.

Rexhepi në Info Magazine të Klan Kosovës, përballë çështjeve të dialogut, e vendos të barabartë AAK-në me partitë opozitare VV e PDK.

”Nuk është më e rëndësishme AAK se sa këto dy parti të tjera që përmendëm më herët, për çështjen e vendimeve të mëdha”.

”AAK edhe në këto relacione me LDK-në, duhet pak të disiplinohet. Duhet të disiplinohet politikisht por edhe në sjellje të Qeverisë dhe brenda saj dhe të komunikojë më shumë”.

”Duhet të komunikoj më mirë, me kryetarin e LDK-së, me strukturën – mendoj se pak e ka tejkaluar brenda kësaj periudhe, kanë koketu disa gjëra – që politikisht nuk kanë qenë të mira si paraqitje publike”.

”Sjellja e aleancës brenda e koalicionit dhe brenda delegacionit për mua nuk ka qenë në nivel, ndaj duhet të disiplinohet e jo të thotë se: ”po dalë nga koalicioni” e gjëra të tilla”.

”Nuk ka nevojë për ato gjëra. Ato biseda duhet të bëhen brenda liderëve të partisë. LDK, AAK dhe Nisma nuk e kanë shumicën shqiptare në parlament. Edhe ky koalicion kaq i ngushtë si është nuk ka mund ta ketë përfaqësimin si duhur”.

”Nuk është marrëveshje për LDK-në por për të gjithë”.

”Nuk kam dëgjuar deklaratat e tyre, s’e di sa është e dobishme të komentojë deklaratat e kolegëve të mi nga AAK. Por nëse kanë mendu ashtu mendoj që e kanë gabim”.

”Nuk duhet ne që brenda koalicionit të kemi telashe me njëri-tjetrin. Neve nuk na duhen këto ndasi sepse i mbesim borxh vendit”.

”Nuk e kemi vetëm hallin e kësaj çështje, e kemi vitin e ri shkollor, etj”.

Të ngjashme