Rexhepi: Kurrë s’do të votojë pro shkarkimit të Vjosa Osmanit

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Fatmir Rexhpi ka thënë se kurrë hiç nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka propozuar që kryetarja e Kuvendit të lirohet nga posti i nënkryetares së partisë dhe anëtares së kryesisë dhe për këtë ka kërkuar votim nga KP i LDK-së.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka afat deri sot në ora 19:00 që të votoj për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse të partisë, atë të nënkryetares dhe anëtares së kryesisë dhe në të njëjtën kohë zgjedhjen e Avdullah Hotit në postin e nënkryetarit.

Deputeti nga Gjilani, Fatmir Rexhepi është shprehur kategorikisht kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Rexhepi ka thënë është turp të ndodhë shkarkimi i Osmanit.

“Jo, kurrë hiç nuk do të votoj pro shkarkimit të Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së kryesisë. Është turp me ndodhë kjo. Mendoj që është gabimi më i madh i kryesisë së LDK-së, sepse kryesia e LDK-së dhe LDK-ja dallojnë”, ka thënë Rexhepi në një bisedë për Express.

Ai e ka quajtur hap të gabuar iniciativën e tillë e cila do ta dëmtojë shumë LDK-në.

“Hapa të gabuar janë të kryesisë së ngushtë të LDK’së, gabim pas gabimi mendoj që kjo do ta dëmtojë shumë LDK’në, prandaj për ta ruajtur LDK’në, Vjosa duhet të mbetet nënkryetare dhe të vazhdoj bashkëpunimi”, tha ai.

Anëtari i KP-së tha tutje se është korrekte që të kërkohet zgjedhja e Avdullah Hotit në pozitën e nënkryetarit kur u pyet se a do të votoj pro zgjedhjes së tij.

“Ajo është diçka në rregull, ai është kryetar i qeverisë dhe është korrekte të jetë nënkryetar kurse sa i përket Vjosa Osmanit është gabim i madh, kjo nuk I bën nder as atyre që e kanë iniciuar dhe as udhëheqjes së partisë sepse ka vend për të gjithë”, tha ai.

Deputeti Rexhepi hodhi Kritika ndaj një grupi të ngushtë të LDK’së që sipas tij kanë bërë koalicon në interes të tyre, teksa tha që besimi i elektoratit të LDK’së është treguar në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ky propozim është pa vend, politikisht është gabim por edhe në lidhje me besimin që elektorati e ka treguar për Vjosën në zgjedhjet e 6 tetorit, kjo do të ishte goditje e rëndë për çdo votues të LDK-së që e do LDK-në pak më ndryshe sesa që e do një grup i ngushtë që bëjnë koalicione për interes të tyre. 6 tetori është mesazh I qartë për votuesin, a ka ndërruar  bindja e votuesit nuk e di, por besoj mesazhi i 6 tetorit ishte për një koalicion tjetër e jo për koalicionet të cilat kanë ndodhur tash”, tha deputeti i LDK-së.

Rexhepi ka abstenuar kur është votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti më 25 mars dhe njëjtë ka votuar edhe më 3 qershor kur është zgjedhur Avdullah Hoti në postin e kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme