Rezoluta për Srebrenicën, Osmani: Kuvendi zyrtarizoi qëndrimin e Kosovës karshi gjenocidit serb

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.

“Me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës karshi gjenocidit serb ndaj qytetarëve boshnjakë të Srebrenicës. Për më tepër, nëpërmjet kësaj Rezolute, dënohet mohimi i qëllimshëm e publik i krimit të gjenocidit”.

“Tmerri që ka përjetuar një popull i tërë në Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas edhe në Kosovë, të dyja viktima të regjimit gjenocidal serb, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes njerëzore që synime të tilla shfarosëse të mos lejohen më në të ardhmen, e mbi të gjitha që të ketë drejtësi për krimet e regjimit të Millosheviçit”.

“Kohë më parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte miratuar Rezolutë edhe për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Tani është koha që të kemi angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme. Duke thënë të vërtetën, ne ndihmojmë në shërimin e plagëve të thella të luftës. E krimet e kryera nga regjimi i atëhershëm serb duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë: gjenocid”, shkruan ajo në Facebook.

LEXO EDHE:

Të ngjashme