Rezultatet drejt fundit: Vetëvendosje merr më shumë se 200 mijë vota

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Janë përditësuar të dhënat e fundit në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë përditësimin e fundit të rezultatit të votimit.

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të marrë 200 mijë e 134 vota apo 25.61 për qind ku edhe është partia fituese e këtyre zgjedhjeve.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbledhur 194 mijë e 443 vota apo 24.88 për qind, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka marrë 164 mijë e 577 vota apo 21.06.

Në anën tjetër, koalicioni AAK-PSD ka arritur të mbledh 90 mijë e 019 vota apo 11.52 për qind.

Theksojmë se rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. 

Të ngjashme