Rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të veriut shpallen të enjten

Prishtinë | 01 Dhj 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, raporton Ekonomia Online.

Daka the se beson që rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve do të mund të shpallen të enjten, pasi të të bëhet numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë.

Numri i votave nga këto kategori është i ulët sipas KQZ-së.

Këtë njoftim kryetarja e KQZ-së e bëri gjatë mbledhjes së KQZ-së ku u paraqit një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve pas pranimit të materialit zgjedhor nga komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor.

Të ngjashme