Riaktivizohet Qendra Operative në kuadër të MPB-së për menaxhimin e pandemisë

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 15:58 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator i Grupit ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e radhës me përfaqësues të këtij grupi për të diskutuar rreth situatës aktuale me pandeminë, raporton Ekonomia Online.

Veliu pas takimit ka mbajtur konferencë për medie, ku ka thënë se janë dakorduar që të riaktivizojnë Qendrën Operative të ministrisë së Punëve të Brendshme që plotësojnë me përfaqësues të institucioneve të tjera.

Ai tha se në takim u diskutua për situatë sa i takon pandemisë si dhe për zbatimin e masave.

“Ne sapo përfunduam takimin, për ta diskutuar situatën për sa i takon pandemisë dhe kishim një informacion nga ministri i Shëndetësisë për gjendjen aktuale”.

“… po ashtu një raportim të Policisë së Kosovës në lidhje me zbatimin e masave dhe diskutuam nevojën e riaktivizimit të shtabeve në nivel komunal dhe rolin e grupit për menaxhimin e krizave dhe nesër ne do të jemi gati të marrim vendime”.

“Ne u dakorduam ta aktivizojmë Qendrën Operative të ministrisë së Punëve të Brendshme sepse ajo është duke punuar 24 orë dhe morëm vendim ta plotësojmë me përfaqësues të institucioneve të tjera”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme