Rifat Jashari: Ndjehem krenar kur e shoh ushtrinë e rreshtuar, dhimbjen e hodhëm sepse liria i mund të gjitha

Prishtinë | 05 Mar 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Rifati ka thënë se ndjehet krenar kur sheh ushtrinë e Kosovës të rreshtuar, derisa tha se dhimbjen do ta hedh sepse liria i mundi të gjitha.

Në shënimin e Epopesë së UÇK-së, në emër të familjes Jashari ka falënderuar shtetet që ndihmuan Kosovën gjatë luftës.

“Është kënaqësi kur i shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar. Duke falënderuar Zotin, SHBA-në, NATO-n dhe të gjitha shtetet mike, ne sot e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo do të qëndrojë për vite. Gjithmonë do të jemi bashkë dhe krenarë, dhimbjen do ta hedhim sepse liria i mund të gjitha, vetëm duhet të kemi gjuhë të përbashkët, të bashkëpunojmë që t’i arrijmë qëllimet shekullore”, ka thënë Jashari në Epopenë e UÇK-së.

Të ngjashme