Riintegrimi i të miturve që ishin në konflikt me ligjin – Qeveria premton masa, shefi i EULEX-it numëron sfidat

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 15:18 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) kanë prezantuar filmin e shkurtër “Ndryshimi”, i cili e përshkruan rrugëtimin rehabilitues të një të mituri në konflikt me ligjin, raporton Ekonomia Online.

Filmi është frymëzuar nga përvoja personale e njërit prej skenaristëve, i cili ishte në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan dhe i cili pas lirimit arriti të riintegrohet me sukses në shoqëri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se të rinjtë shpesh janë viktima të pasojave që u janë shkaktuar më herët dhe i kanë dërguar ata deri te thyerja e ligjit.

Haxhiu tha se ata duhet të integrohen përsëri më shoqëri dhe se vetë ajo dhe Qeveria do të angazhohen që të burgosurit të trajtohen me dinjitet dhe kur ta përfundojnë dënimin e tyre të pranojnë në shoqëri.

“Ky organizim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Qeverinë e Kosovës. Të miturit përpara se të jenë fajtor për çfarë do veprimi ata shpesh janë viktima e pasojave që u shkaktohen e të cilat i bëjnë që të vepron në ku dështim me ligjin. Edukimi i mirëfilltë që nga mosha e hershme, aktivitetet kulturore, integrimi dhe socializmi me të tjerët sikurse mirëqenia ekonomike dhe barazia me të tjerët janë kushtet e domosdoshme për çdo njeri më mënyrë që fëmijët të kenë rritje dhe zhvillim të mirëfilltë në çdo drejtim”.

“Jam e vetëdijshme se jemi një popullsi e re me të mitur në secilën lagje, shumë prej tyre e dimë që nuk kanë mundësit ekonomike për t’i zhvilluar pasionet e talentet e tyre, prandaj jam e bindur se gabimet e tyre që i kanë sjell në shërbimet korrektuese, janë të përminutshme. Të miturit janë mosha delikate dhe institucionet duhet ta kenë vëmendjen tek ta. Ministria e Drejtësisë edhe unë si ministre dhe Qeveria do të bëjë gjithçka që problemet të cilat ne i kemi t’i adresojmë, në mënyrë që të burgosurit të trajtohen me dinjitet dhe kur ta përfundojnë dënimin e tyre të pranojnë në shoqëri”, tha ajo.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark, tha se ky film edhe pse i shkurtër në minuta dhuron një porosi shumë të fuqishme.

Sipas tij, shpeshherë të miturit që dëshirojnë të riintegrohen në shoqëri kanë vështirësi të punësohen e të arsimohen, raporton EO.

“Sot është një ditë e veçantë në EULEX, kjo është hera e parë që ky film është duke u shfaqur publikisht. Është punuar në bashkëpunim me EULEX-in dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës. Fillimi është 11 apo 12 minuta, por jep një porosi të fuqishme”.

“Konventa e OKB-së, që është pjesë e kornizës ligjore të Kosovës e pranon nevojë për sistem të veçantë drejtësie për të miturit, ata nuk mund të trajtohen si gjithë të rriturit e tjerë. Kjo bazohet se të rriturit dallojnë nga të miturit në aspektin psikologjik dhe kjo i bën ata më pak fajtor kur bien ndesh me ligjin. Burgjet nuk janë vende ku duhet të mbahen të miturit dhe sistemi i drejtësisë për të miturit duhet të përqendrohet te siguria dhe integrimi i tyre në shoqëri. Shpeshherë të miturit që dëshirojnë të rintegrohen në shoqëri kanë vështirësi të punësohen e të arsimohen. Filmi që do ta shikojmë sot shpresojmë të luftojë stigmën që të rinjtë që kanë vuajtur dënime nuk duhet të integrohen përsëri në shoqëri”, tha ai.

Të ngjashme