Rinegociimi dhe arbitrazhi në Projektligjin për demarkacionin

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 08:09 | Nga

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi përmban një nen, i cili e lë të hapur mundësinë e rinegociimit të këtij dokumenti apo edhe që çështja e demarkacionit të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Të dyja alternativave kërkohet t’u paraprijë ratifikimi, i cili mbërrihet me votën “pro” të së paku dy të tretave të 120 deputetëve sa i ka Kuvendi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zgjidhja, që nga një pjesë e Qeverisë është proklamuar të jetë e pranueshme edhe për kundërshtuesit e marrëveshjes, është përfshirë në nenin e dytë të Projektligjit, një kopje të së cilit e ka siguruar gazeta.

“Dispozitat e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Dispozitat e kësaj marrëveshjeje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë të paraparë për miratim”, thuhet në këtë nen. “Me pajtimin e palëve, për ndryshimin e dispozitave të marrëveshjes mund të kërkohet edhe arbitrazh ndërkombëtar”, vijohet aty.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme