Rinia Demokratike ia kujton Albin Kurtit deklaratat kundër Isa Mustafës dhe LDK-së

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 11:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Përmes një aksioni simbolik të rinjtë e kësaj partie, kanë shfaqur deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti Isa Mustafës dhe LDK-së.

Ata me pankarta në duar kanë mesazhe për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.

“Glauk Konjufca: Isa Mustafa është i pabesë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë”.

“Albin Kurti: Lista Serbe s’janë thjeshtë serbë, por ata janë çetnikë”, janë fjalët që shkruhen në këto pankarta.

Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë së PDK-së, tha se ky koalicion është i zorit për shkak të pretendimeve të shumta të dy partive.

“Ky është një aksion i rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe të gjitha këto deklarata nuk kanë qenë të montuara, por të gjitha të vërteta që këto deklarata i shkelen për ta bërë një koalicion dhe ky koalicion është koalicion i zorit”.

“Ne nuk jemi këtu kundër askujt  dhe jemi për Kosovën dhe Kosova është arsyeja kryesore pse ne merremi me politik. Përmes këtij aksioni dëshirojmë ta plasojmë të vërtetën dhe kjo është vetëm fillimi i vërtetave të thëna. Është koalicion i zorit për shkak të pretendimeve të shumta. Ne jemi pro interesit qytetar dhe jemi afër qytetarëve tanë”.

Të ngjashme