Rinia e PDK-së: Presim lajm pozitiv për vizat

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 11:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një instalacion te Newborni, ku përmes kësaj ata përçuan mesazhin për rekomandimin pozitiv të liberalizimit të vizave. Ata e larguan zinxhirin në shkronjën E tek Newborn, në mungesë të lirisë së lëvizjes që e duan kosovarët në Evropë.

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, tha se sot e gjithë Kosova pret lajmin pozitiv nga BE dhe pret që në fund të ditës të përmbyllet dita me një lajm të mirë dhe pozitiv nga BE, raporton Ekonomia Online.

“Sot ne, rinia kosovare, dhe populli kosovarë presim një lajm jashtëzakonisht të mirë për shtetin e Kosovës rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave, e cila do të vijë së shpejti gjatë ditës”.

“Ne, si rini Demokratike e Kosovës, përmes këtij aksioni simbolik deshëm të përçojmë mesazhin drejt BE-së , mesazhin e falënderimit dhe mirënjohjes, e cila ishte e mbuluar me zinxhirë dhe që e cliruam nga zinxhirët, simbolizon mesazhin dhe kërkesën tonë për heqjen e bllokadës të Bashkimit Evropian ndaj nesh”.

Sipas tij, rinia kosovare meriton trajtim të barabartë, kudo në Europë.

“Ky nuk është aksion politik, është aksion rinor me simbolizon she kërkesën kryesore, pra heqjen e bllokadës së BE ndaj lëvizjes së lirë për ne si rini kosovare dhe presim qe vendimi i liberalizimit të hyjë sa më shpejtë në fuqi dhe me t’i gëzojmë të drejtën e natyrshme në mënyrë të barabartë me bashkëmoshatarët tanë në Evropë”, shtoi Donjet Bislimi.

   

Të ngjashme