Pas fillimit të rinumërimit të votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e subjektit politik AAK, janë vërejtur ndryshime të vogla të rezultatit nga ai paraprak, raporton Ekonomia Online.
Në tri kuti nuk ka pasur dallime.
Ndërsa, kandidates për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla, pas rinumërimit në një vendvotim në Pejë, i janë hequr 12 vota. Më pastaj, pas rinumërimit të një kutie në Pejë u kuptua se Haradinaj në fakt ka vetëm një votë ani pse asaj i ishin shënuar se ka fituar 13 vota në atë kuti.
Në një vendvotim në Podujevë, pas rinumërimit Haradinaj-Stublla nuk e ka asnjë votë, ndërsa herën e parë figuronte se ajo i kishte nëntë vota. Haradinajt në këto dy kuti të votimit iu kishin shtuar 22 vota.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ky proces pritet të përfundojë brenda disa orëve.