Rinumërohen 26 për qind të votave

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë rinumëruar 65 vendvotime, të votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 65 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është 364 vendvotime, apo rreth 26%”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në QNR është duke u zhvilluar procesi i rinumërimit të 1428 vendvotimeve, për të cilat ka vendosur ditë më parë PZAP-i, pas pranimit të shumë ankesave që kishte nga subjektet politike dhe kandidatët.

Të ngjashme