Rinumërohen 312 nga 552 vendvotime

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 07:18 | Nga Ekonomia Online

Janë rinumëruar më shumë se gjysma e vendvotimeve të parapara me vendim të KQZ-së.

Sipas këtij institucioni, deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 312 nga 552 vendvotime.

Lajmi është bërë i ditur për Ekonomia Online nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se gjatë ditës do të prezantohen më shumë detaje të progresit të aktiviteteve që po zhvillohen në QNR.

Sipas planifikimeve, ky institucion pritet që të shtunën në mbrëmje të përfundojë me rinumërimin e këtyre vendvotimeve dhe t’i hap rrugë numrimit të votave me kusht dhe votave të diasporës.

Deri më tani, me vendim të KQZ-së numri i vendvotimeve që i nënshtrohen rinumërimit është 564 apo rreth 24% e numrit të përgjithshëm të tyre.

Ky institucion ka marrë tri vendime për rinumërim të vendvotimeve. Fillimisht 12 dhe pastaj 494 dhe 58 vendvotime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme