Rinumërohen 469 prej 530 vendvotimeve

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Procesi i rinumërimit të votave është në përfundim të sipër.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, tash kanë mbetur vetëm 61 vendvotime për rinumërim.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për EkonomiaOnline.

Ai ka theksuar se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme