Rinumërohen 78.25 për qind e vendvotimeve, procesi përfundon të dielën

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.

Deri tani janë rinumëruar 78.25 për qind e vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se gjatë ditës së enjtes janë rinumëruar 133 vendvotime.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Në ditën e nëntë, të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime”.

“Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 101 (78.25%) nga 1 407 vendvotime”, ka thënë Elezi për EO.

Sipas tij, ky proces ka gjasa që të përfundoj të dielën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme