Rinumërohen votat që dyshohet se u keqpërdorën, prezentë hetuesit policorë dhe prokuroria

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 17:06 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, në numërimin e të cilave ka marrë pjesë një komisioner që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në medie. Prezentë janë edhe hetuesit policorë e prokuroria, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht do të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e subjektit politik AAK. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ky proces pritet të përfundojë brenda disa orëve.

Prezentë në rinumërim është edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, si dhe anëtari i LDK-së, Sami Hamiti.

Gjithashtu, KQZ do të rinumërojë edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilat ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon kompromentuese.

“Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit, do të vazhdojmë me procedimin e vendvotimeve të tjera për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një listë me numrin e saktë të vendvotimeve do ta kemi në ndërkohë, pasi jemi duke para të gjitha vendimet e PZAP-it dhe janë me dhjetëra sosh”, tha Elezi.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme