Let’s Do it Kosova në bashkëpunim me Kawa Group kanë organizaur aksion për pastrimin e një pjese të qytetit të Suharekës.
Pjesë e tij, veç aktivistëve dhe qytetarëve, ishin edhe dy kandidatët në balotazh për kryetar komune, Sali Asllanaj dhe Bali Muharremaj.
Organizimin e ka mbështetur edhe ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, që ka deklaruar se aksione të tilla janë me rëndësi dhe dobi.