“Rivalët” e Vetëvendosjes përqafohen publikisht (Foto)

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 22:08 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar nominimit për kryeministër të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Në media është folur shumë për raporte të ftohta mes Ahmetit e Kurtit, por në fotografitë e publikuara nga Ahmeti në Facebook, ata shihen tek shkëmbejnë një përqafim që duket të jetë miqësor.

“Na priftë e mbara në fitore!”, ka qenë mbishkrimi i fotografive.

Lëvizja Vetëvendosje sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka zyrtarizuar kandidimin e Kurtit për kryeministër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme