Rizvanolli: Obligimet ndaj KESCO-s i paguajmë shpejt, na pret dimër i vështirë

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 12:29 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka arsyetuar ndarjen edhe të 40 milionë eurove për pagesën e rrymës për qytetarët ne veri, raporton Ekonomia Online.

Rizvanolli ka thënë se qeveria do të ekzekutojë së shpejti mjetet për subvencionimin e energjisë elektrike, në një reagim ndaj aplikimit të KESCO-s për rritje të tarifave të energjisë.

Në një konferencë për medie ajo shtoi se Qeveria është e përkushtuar që të mos lejojë rritjen e çmimeve të energjisë.

“Jemi në një gjendje ku gjatë vitit kemi shkaktuar inbalanca të mëdha ndaj sistemit interkonetiv, ku një sasi e energjisë është tërhequr në mënyrë të paautorizuar nga ENTSO-E të Evropës, janë krijuar obligime të cilat duhet të shlyhen e që janë të domosdoshme në mënyrë që marrëveshja e kyçjes duhet të vazhdojë”, ka shtuar ajo.

“Ne si Ministri e Ekonomisë kemi kërkuar nga Ministria e Financave për ndarjen e 40 milionë eurove për shlyerjen e këtyre obligimeve që mundësojnë shlyerjen e obligimeve të KOSTT-it ndaj ENTSO-E”i.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të mbështes qytetarët nga një rritje e papërballueshme e tarifave. Deri tani kemi qenë duke punuar me disa pauza, me gjetjet e zgjidhjes për të realizuar subvencionin. Javën e kaluar kemi marrë kërkesën për pagesë nga ana e ZRrE-së”.

“…në lidhjen me subvencionimin e tarifave Qeveria mbetet e përkushtuar t’i mbështes qytetarët. Kemi qenë duke punuar në zgjedhjen e gjetjeve teknike. Jemi në konsultim edhe me sekretariatin e  energjisë për mënyrën e realizimit të marrëveshjes. Udhërrëfyesi për energji parasheh afat kohor për realizimin e kësaj marrëveshje. Përfundimi parasheh të jetë me 1 tetor”.

“Marrëveshja parasheh që ne jemi përgjegjës dhe ne duhet t’i përmbushim këto obligime të krijuara nga kjo marrëveshje që të mos rrezikohet marrëveshja me EMOS-in. Sa i përket realizimit të udhërrëfyesit kanë bërë të gjitha përpjekjet për realizimin të marrëveshjes. Ngecjet janë për shkak të Elektroserver. Ne i kemi të gjitha përpjekjet që marrëveshja të realizohet më shpejt dhe qytetarët në veri të paguajnë energjinë sa në shpejt që është e mundur”.

Ministrja Rizvanolli tha se dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë për Evropën sa i përket krizës për energji elektrike për çka edhe ka apeluar që të kursehet rryma, raporton EO.

“Shtetet tjera kanë vendosur masa. Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po na presin jemi duke marrë masa. KEK është duke bërë përpjeke në mënyrë që ndërhyrjet në blloqe A dhe B të përfundojnë para dimrit. Duhet të kursejmë energji. Parashihen masa që kemi punuar janë një grup i masave që ndikojnë në efiçientë të energjisë dhe ngrohje në mënyrë që qytetarët të minimizojnë energjinë, subvencim të stufave me pelet, dhe subvencionim për familje me asistencë sociale.

“Çmimi i peletit është një çështje që na preokupon për te parë në mënyrë që të ofrohet peleti me çmime më të ulëta. Është duke u përgatitur një ligj për produkte esenciale. Kemi një pjesë të energjisë që vidhet. Do të bëjmë përpjekje në mënyrë që vjedhja e energjisë të parandalohet. Kursimi i energjisë elektrike duhet të jetë kyç për të ruajtur energjinë”, tha Rizvanolli.

Ajo foli edhe për vendimet e tjera që u morën në mbledhjen e Qeverisë, dukë përmendur edhe emërimin e bordeve të katër ndërmarrjeve publike.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme