Rizvanolli-opozitës: Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore, s’po di në cilën me u përgjigj

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për vonesë të reagimit të udhëheqësve qeveritarë ndaj krizës energjetike në Kosovë.

Sipas saj, deklaratat e deputetëve të opozitës janë kontradiktore, dhe se t se nuk po di se cilës kritikë me iu përgjigj fillimisht.

“Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore. Nuk po di se në cilën me u përgjigj edhe qysh. Njëri thotë efektet e vendimit që i keni marrë nuk po shihen në terren e tjetri thotë se po i  legjitimoni ato që veç i keni marrë. Njëri thotë ZRRE po e falimenton KEDS-in, tjetri thotë pse po i subvencionin, tjetri thotë shumë mirë që po i subvenciononi është dashur me i subvencionu moti. Nuk po e di se ka me fillu por po e provojë…”, ka thënë ajo.

Ajo hodhi poshtë pretendimin që kryeministri, ministri apo dikush tjetër kanë ndërhyrë në KEK.

“Nëse mendon që kryeministri, ministri apo dikush tjetër ka shkuar dhe i ka thënë KEK-ut hyrë në remont në këtë muaj ose mos hi në këtë ditë qoftë për ‘Kosovën A’ verës që u përmend, qoftë për ‘Kosovën B’, kjo nuk është e vërtetë…Sikur të ishte liberalizimi i tregut që e keni ndaluar situata do të ishte krejt tjetër. Është e vërtet se kish qenë, sepse tani do të ishin në treg 80 firma të liberalizuar që do të ishin të detyruar që ta paguajnë rrymën deri në 500 euro për MW në orë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme