Rizvanolli, Peci dhe Hajdari prezantojnë punën e tyre prej 100 ditëve

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 16:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, si dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kanë prezantuar punën e tyre prej 100 ditëve në mbledhjen e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përmendur disa nga të arriturat e këto dikasteri gjatë këtyre 100 ditëve.

“Është hartuar drafti i sektorit të energjisë për herë të parë në Kosovë. Në sektorin e Teknologjisë janë miratuar në qeveri dy projektligje. Është miratuar projektligji përuljen e kastos së rrjeteve të energjisë së lartë, dinamika e punës për monitorimin e ndërmarrjeve publike është shtuar shumë ku edhe janë emëruar 6 borde të përkohshme me njerëz profesionistë”.

Ministri Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se ka kërkuar auditim të veçantë për dhënie e granteve.

“Disa prej projektligjeve gjeten në fazën e konsultimit paraprak. Përkundër që në program kemi parë që në 2023 me fillua me sigurimet bujqësore por ne do të fillojmë sivjet me këtë pilot projekt. Kam kërkuar auditim të veçantë për mënyrën e dhënies së granteve”, tha Peci.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, tha se kanë miratuar dy projektligje për produktet t naftës dhe për tregtinë me jashtë vendit.

“Brenda përgjegjësive theksoj se më shumë e detyrimeve janë nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Duke pasur parasysh detyrimet që dalin janë grumbulluar shumë detyrime gjatë viteve dhe tani jemi të angazhuar. Kemi miratuar dy projektligje kyçe, për tregtinë me produktet e naftës dhe Ligji për tregtinë me jashtë”.

Të ngjashme