Rohan për idenë e Thaçit: I konvenon Putinit dhe paraqet logjikë fisnore mesjetare

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 14:27 | Nga

Albert Rohan, zv.emisari i OKB-së që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që çoi në pavarësimin e vendit, është përfshirë në debatin për ndarjen e Kosovës ose këmbimin e territoreve duke e kundërshtuar ashpër.

Ai ka thënë se kjo zgjidhje mund t’i konvenojë Putinit paraqet logjikë fisnore mesjetare.

Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak “Der Standard”.

Rohan ka kërkuar që shtetet e tjera duhet të jenë të qarta si Gjermania e cila është kundër ndryshimit të kufijve.

Në intervistë, Rohan ka folur edhe rreth idesë së presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës më Kosovën.

Rohan thotë se një gjë e tillë është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Të ngjashme