Rohde: Asociacioni duhet të themelohet, nuk ka asnjë rrezik të ketë një Republika Sprska brenda Kosovës

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se nuk ka asnjë rrezik të ketë një Republika Sprska brenda Kosovës.

Në një intervistë për Tëvë1, ohde ka bërë thirrje që marrëveshjet e Brukselit të respektohen, pasi sipas tij, Qeveria duhet të jetë ajo që i anashkalon problemet.

“Ne e kemi thënë disa herë se marrëveshjet e Brukselit duhet të respektohen. Siç janë arritur ato marrëveshjet që i ceka më herët për targa dhe letërnjoftime, edhe asociacioni është një marrëveshje që duhet të respektohet dhe të zbatohet. Pyetja është si? Kjo i takon Qeverisë së Kosovës se si do e zbatojë. Duhet të ketë propozime nga Qeveria dhe jo të zmadhohet problemi. Nuk ka as edhe një rrezik të ketë një Republika Sprska brenda Kosovës”, tha Rohde.

Ndërkaq, lidhur me vendimin për Manastirin e Deçanit, Rohde tha se Qeveria aktuale si dhe Qeveritë e kaluara, nuk kanë zbatuar një marrëveshje, e kjo sipas tij, mund ta minojë kredibilitetin e Kosovës.

“Ka shumë raste në Evropë që mund të merren shembull se si të formohet asociacioni, këtë e ka përmendur edhe Përfaqësuesi Special. Kushtetuta e Kosovës ka treguar se çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Mos të harrojmë edhe një gjë, marrëveshjen për Manastirin e Deçanit. Ne i kemi lëshuar pesë deklarata për shkak të moszbatimit të këtij vendimi. Është një marrëveshje që nuk po zbatohet nga kjo Qeveri por edhe nga të kaluarat. Duhet t’i qëndroni mbrapa atyre marrëveshjeve që i keni nënshkruar, ndryshe e minoni kredibilitetin tuaj”, theksoi ambasadori gjerman.

Gjithashtu, Rohde tha se kjo çështje mund të bëhet pjesë e pakos së aplikimit të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme