Rohde: Kosova e ka vendin në KiE, ne e mbështesim këtë

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë që Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës dhe për këtë e ka mbështetjen e Gjermanisë.

“Ne e mbështesim këtë. Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës, pikërisht për shkak të arsyeve si: të drejtat e njeriut, shteti ligjor. Kosova është pjesë e Evropës dhe do të duhej të bëhej anëtare. Shumë probleme që ekzistojnë aktualisht në mes të shteteve do të mund të trajtoheshin edhe në kuadër të procedurave të Këshillit të Evropës, për shembull në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Rohde në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që është optimist lidhur me këtë çështje.

“Pra unë jam optimist, por për këtë Kosova duhet të trajtojë edhe temat, të cilat nuk janë aq të pëlqyeshme, si çështja e Manastiri të Deçanit”, tha tutje ai.

Të ngjashme