Rozeta Hajdari e befasuar për kallëzimin penal ndaj saj

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ndihet e befasuar për kallëzimin penal ndaj saj.

Hajdari ka thënë se këtë lajm e ka kuptuar nga raportimi i mediave dhe ende nuk e di se për çfarë bëhet fjalë

“Ndihem e befasuar. Unë u informova nga mediat. Aktualisht jam duke u kthyer nga një vizitë zyrtare. Unë kam raportuar edhe në mandatin e parë sa kam qenë ministre, në vitin 2020 edhe pse është shtyrë për shkak të pandemisë. Edhe tash kam kohë deri më datë 31 mars. Nuk po e kuptoj se pse kanë ngritur kallëzim penal,” ka thënë Hajdari në një prononcim për Klan Kosovën.

Të ngjashme