Rrahim Pacolli: LDK i ka shkaktuar dëme AKR-së

Prishtinë | 04 Sht 2017 | 16:21 | Nga

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli e ka mirëpritur daljen e AKR-së nga koalicioni me LDK-në.

Pacolli, madje ka thënë se ky koalicion vetëm sa i ka shkaktuar dëme kësaj partie.

Ai në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se nëse AKR do të garonte e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit do të merrte 10 mandate në Kuvendin e Kosovës.

“Unë, si shef i Shtabit të AKR-së gjatë fushatës për këto zgjedhje, në koalicion me LDK-në, kam vërejtur se ky subjekt politik është totalisht i pakoordinuar, duke ndikuar kështu edhe numër më të vogël të deputetëve nga radhët e AKR-së”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Pacollit:

Si Sekretar Organizativ i partisë Aleanca Kosova e Re, mirëpres ndarjen nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën. Ky koalicion vetëm sa i ka shkaktuar dëme AKR-së.

Sikur në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të 11 qershorit, AKR-ja të garonte si e vetme, sigurisht se do të merrte 10 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Unë, si shef i Shtabit të AKR-së gjatë fushatës për këto zgjedhje, në koalicion me LDK-në, kam vërejtur se ky subjekt politik është totalisht i pakoordinuar, duke ndikuar kështu edhe numër më të vogël të deputetëve nga radhët e AKR-së.

Rr.P

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme