Rrahmani: Kompania “Pastrimi” ka pranuar punonjës pa procedura të rekrutimit

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku është shqyrtuar Raportit vjetor i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019, për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani tha se mungojnë informata të rëndësishme të kësaj kompanie

“Ka të gjetura të shumta. Ka opinion të kundërt ku pasqyrat finnaciare nuk paaraqesin një pasqyrë të drejtë. Mungonin informata të rëndësishmë që është kriter të jenë. Janë bërë pagesa të punëtorëve pa kontrata. Ka pranuar 6 punonjës pa procedura të rekrutimit. Në 5 raste të rekrutimit edhe pse ska pasur kandidatë që i kanë plotësuar kushtet ai nuk është anuluar. Planifkikim jo i duhur i proceduarve të prokurorimit, dëmtim konkurrence. Pagesa shtesë të punëtorëve në kundërshtim me ligjin e pagave me para ne dorë nga arka e kompanisë.”, tha Rrahmani.

Gjithashtu edhe deputetja e LDK-së, Vlora Limani ka kritikuar duke thënë se Auditori e ka punë dhënien e vërejtjeve po është mirë me qenë të paktën pasqyra financiare në rregull.

Ndërsa, Gazmend Rexhepi drejtor për financa në kompaninë Pastrimi tha se janë duke formuar një ekip për menaxhimin e kësaj çështje.

“Ne si menaxhmet jemi në implementimin e një ekipe që do të merret deri ne fund të vitit 2020 të zbatohen të gjitha ato rekomandime”.

Tutje, Burim Kelmendi nga Kompania “Pastrimi” ka pohuar se ka paguar një punonjëse të sëmurë me kancer, nuk ia ka ndalur pagën edhe pse ajo s’është paraqitur në punë.

Të ngjashme