Rreth 100 të rinj llapjanë aderojnë në AAK

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Rreth 100 të rinj nga Llapi sot i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton kjo parti.

Të anëtarësuarit e rinj i kanë pritur Daut Haradinaj e Besnik Tahiri, transmeton Ekonomia Online.

“Tashmë Aleanca shihet si partia me alternativën më serioze për zgjedhjet e 6 tetorit”, thuhet në një postim të Aleancës në Facebook.

“Për dy vite mandat Qeveria Haradinaj ka dëshmuar mjaftueshëm besnikërinë ndaj shtetit, e përkushtimin ndaj qytetarëve. Kështu do të jetë edhe për 4 vitet e ardhshme”.

Të ngjashme