“Rreziku më i madh vjen nga ata që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës”

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 21:20 | Nga

Sonte, në emisionin “Komiteti”, drejtuar nga Berat Buzhala, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini, drejtori i Institutit Riinvest dhe analisti i çështjeve politike e ekonomike, Lumir Abdixhiku, ka folur për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, parti të cilat paraqesin anë të kundërta, por që në thelb janë njësoj të dëmshme për Kosovën, sipas tij.

Abdixhiku ka thënë se “metodat që po përdor Vetëvendosje për të marrë pushtetin janë të ngjashme me ato që përdorte PDK në periudhën e pasluftës”.

I pyetur se cila është e keqja më e vogël në mes PDK’së dhe VV’së, Abdixhiku është përgjigjur: “Refuzoj të zgjedh mes klanit Pronto dhe atyre që provojnë me çdo mënyrë rrënimin e shtetit, nuk mund të përkrahesh vetëm se kundërshton kapjen e shtetit”.

“LDK ishte formuar për shpëtim, por është drejt shkatërrimit për shkak të flirtimit me PDK’në. Kjo e fundit është kapëse e shtetit dhe e tillë mbetët deri në largim, por rreziku më i madh vjen nga ata që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku në “Komiteti”.

Ndër të tjera, Abdixhiku ka folur edhe për akuzat propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila përmes disa ueb-sajteve të ndryshme po bën fushatë kundër tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme