Rrëzimi i Qeverisë Kurti u planifikua nga Thaçi & Mustafa

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 01:07 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas rrëzimit të Qeverisë Kurti ka thënë se LDK-ja sikur edhe herave të tjera atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

”Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa. LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite. Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund Haxhiu ka thënë se ata do të rikthehen edhe më fuqishëm, dhe më të fortë për t’i vazhduar punët që i kanë nisur.

Të ngjashme