Rrihen pas debatit në studion e RTK-së avokati Tomë Gashi me përfaqësuesin e PSD-së

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Pas debatit ne studion e RTK 1, dy nga pjesëmarresit, Tomë Gashi dhe Nol Nushi u ndeshën fizikisht me njëri-tjetrin pas akuzave të ndërsjellta që hodhën mes vete gjatë debatit.

Ngjarja ndodhi brenda në studio, pas mbylljes së siglës së emisionit të moderuar nga gazetari Ridvan Berisha, shkruan Pa Rrotlla.

Tomë Gashi e ofendoi përfaqësuesin e PSD-së Nol Nushin se ka qenë viktime e dhunës seksuale ne ambientet e VV kur ishte ende pjesë e kesaj partie.

Ndërkohë edhe gjatë debatit, avokati Gashi. I njohur si përkrahës i Vetëvendosjes e ka fyer Nushin, i cili ka qenë anëtar i kësaj partie. “A i ke ngja nanës, a i ke ngja motrës”, ishte një nga fyerjet.

Ka qenë gazetari Ridvan Berisha dhe analisti Milaim Zeka që kanë ndërhyrë për t’i ndarë gjatë përleshjes Gashin dhe Nushin.

E gjithë ngjarja është incizuar nga përfaqësuesja tjetër e PSD-së, Teuta Rusta, dhe pritet që ky videoincizim të publikohet së shpejti.

Të ngjashme