Rriten pagat për profesorët universitarë, por jo edhe për drejtorin e Agjencisë Antrikorrupsion

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 17:01 | Nga Norë Kelmendi

Deputetët kanë votuar pro rritjes së pagës për profesorët universitarë, por jo edhe për rritjen e pagës së drejtorit të Agjencisë Antikorrupsin.

Këto amandamente i ka propozuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Amendamenti 58.b për rritjen e pagës së drejtorit të Agjencisë Antikorrupsion në mungesë të kuorumit u tërheq si propozim nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

Deputeti nga LDK-ja Armend Zemaj tha se ky propozim nuk është në konform Rregullores së Kuvendit.

“Nuk është koonform Rregullores së Punës së Kuvendit pasi nuk ka mbështetje procedurale. Ne nuk japim mbështetje”.

Zafir Berisha nga Nisma tha se propozimi i kreut të Kuvendit më shumë është fushatë se propozim.

“Ne nuk deshëm shumë me inkorporua në këtë gomën e fushatës elektorale dhe unë i ftoj deputetët të votojnë kundër këtyre propozimeve pasi që nuk vijnë nga komisionet adekuate, kjo është fushatë”.

Ndërsa deputeti Rrahim Pacolli pati disa komente për ministrin e Financave (MF) Bedri Hamza.

“I vetmi që i dridhen këmbët këtu është ministri i Financave dhe besoj që ai do i bashkërendis këto dhe do t’i mirëkuptojmë”.

�DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik,etj.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca pleanare e Kuvendit të Kosovës. Në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin, Projektligji për Paga, Projektligji për zyrtarët publik, etj.

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 2, 2019

Të ngjashme