Rritja elektorale e Glauk Konjufcës – ja sa vota mori në zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Glauk Konjufca, i cili kishte marrë më pak vota se pesë kandidatë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka dyfishuar numrin e votave të tij në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Deputeti i tri legjislaturave të fundit të Kuvendit të Kosovës ka arritur të sigurojë sërish ulëse në Kuvend pasi ka marrë 72 mijë vota në zgjedhje, raporton Insajderi. Rreth 40 mijë më shumë se sa kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2017.

Konjufca ka arritur të sigurojë saktësisht 72.155 vota nga numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare.

Në vitin 2017, deputeti nga Prishtina kishte marrë 30 mijë vota në zgjedhje. Ishte renditur i pesti në listën e Vetëvendosjes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme