Rron Gjinovci parasheh që VV ta zgjedhë presidentin në bashkëpunim me Listën Srpska

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 00:06 | Nga Ekonomia Online

Aktivisti Rron Gjinovci është deklaruar rreth mundësisë së zgjedhjes së Presidentit nga koalicioni Vetëvendosje-Vjosa, nëse këta të fundit marrin 60 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se është shumë normale që Lëvizja Vetëvendosje të bashkëpunojë me Listën Serbe dhe minoritetet për të zgjedhur Presidentin dhe të “mohojë” bashkëpunimin me partitë e tjera shqiptare.

“Hiç nuk është problem. Me cilat parti shqiptare me bashkëpunu? Me këta që kanë humbur zgjedhjet? Lista Serbe nuk mund të kërkojë asgjë dhe nuk do të largohet nga Kuvendi kur të votohet Presidenti, sepse Vetëvendosje i bën ofertë “a dëshironi një president më civil apo ushtarak?”, ka thënë Gjinovci në T7, përcjell Periskopi.

Të ngjashme